Dinamo e Zagrebit pa disa lojtarë të rëndësishëm, ky është formacioni i mundshëm

Futboll

Dinamo e Zagrebit pa disa lojtarë të rëndësishëm, ky është formacioni i mundshëm

Nga: K. G. Më: 5 tetor 2023 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Dinamo luan kundër Ballkanit nga ora 18:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit C të Conference League në futboll.

“Trajneri Sergej Jakiroviç nuk do të mund të llogarisë për në Kosovë te Bruno Petkoviç, i lënduar në derbin ndaj Hajdukut në ‘Polud’ dhe do të mungojë tre javë dhe nuk do të jenë të pranishëm as Stefan Ristovski e as Dario Shpikiq.

Nuk ka udhëtuar as Roberto Ljubiçiq, i infektuar me virus

Ndeshja do të drejtohet nga gjyqtari Atilla Karaoglan nga Turqia.

Formacioni i mundshëm i Dinamos: 4-2-3-1 Nevistiq - Periq, Shutalo, Moharrami, Mihajlineçnko, Bulat, Mishiq, Baturina, Menalo, Vidoviq – Emreli”, shkruan media kroate “Gol Nogomet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat