Vllaznia - Tirana në “Kukës Arena”

Futboll

Vllaznia - Tirana në “Kukës Arena”

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 13:59
Pamje nga një ndeshje

Vllaznia - Tirana në “Kukës Arena”!

Tashmë gjithçka është “vulosur”, “klasikja” e futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana do të zhvillohet në “Kukës Arena”, pas rikonstruktimeve që po i bëhen fushës, në mitikun shkodran të “Loro Boriçit”.

Mirëpo, duket se Vllaznia është e vendosur të fitojë sfidën ndaj “bardhebluve” dhe për këtë arsye kërkon mbështetjen maksimale nga tifozët “kuqeblu”, për të cilët ka bërë dhe gjestin e veçantë.

Në njoftimin e klubit shpjegohet se të gjithë tifozët që duan të shkojnë në Kukës për të ndjekur sfidën me Tiranën duhet të nisin nga ky moment për të kryer prenotimet e vendeve deri të premten në orën 20:00, me transportin që do të ofrohet falas nga klubi shkodran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat