Çudi UEFA si e duron Cërvena e Zvezdën! Përjashtoni nga Champions League 

Futboll

Çudi UEFA si e duron Cërvena e Zvezdën! Përjashtoni nga Champions League 

Nga: K. Goca Më: 5 tetor 2023 Në ora: 13:40
Tifozët famëkeq

Është e çuditshme se si durohet Cërvena Zvezda në garat e Champions League në futboll.

Është e çuditshme se si durohen thirrjet raciste të tifozëve famëkeq të Cërvena Zvezdës.

Nuk është hera e parë që provokojnë dhe bëjnë thirrje raciste, kjo ndodhë edhe me urdhër të drejtuesve të Zvezdës sepse janë të njohur për qëndrime kundër Kosovës. 

UEFA e ka rastin më ideal, t’ia tregojë derën Zvezdës dhe për shumë vite t’ia ndalojë garimin në Evropë. 

Ndeshja e xhiros së dytë të fazës së grupeve të Champions Leagues, mes Zvezdës famëkeqe dhe Young Bpys në “Rajko Mitiq” të Beogradit, kaloi me provokime të mëdha nga “Delija” famëkeqe.

Pamfleti serb “Kurir” mburret me provokimet e tifozëve famëkeq “Delja” duke shkruar: “Përveç koreografisë që bëri xhiron e botës dhe këngës që nuk u ndal, “Delija” bëri edhe një gjest human i denjë për vëmendje!

Tifozët e Zvezdës kanë grumbulluar para serioze, të cilat llogariten në miliona dinarë, të cilat do t'u përcillen njerëzve tanë në Kosovë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat