Mourinho: Problemi ynë është në mbrojtje

Futboll

Mourinho: Problemi ynë është në mbrojtje

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 11:44
Mourinho

Roma e Jose Mourinho po përjeton një fillimin sezon plot ulje-ngritjes, teksa deri më tani ka arritur të mbledhë vetëm 8 pikë, pas 7 javëve të Serie A, ku padyshim një nga “pikat e dobëta” të kësaj skuadre ka qenë vija e fundit e mbrojtjes.

Këtë mesjavë, “verdhekuqtë” do të përballen në sfidën e Ligws Europa, ndaj zviceranëve të Servetit dhe në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes, tekniku portugez foli për stabilitet që i nevojitet në mbrojtje, si dhe dëshirën për të përfunduar në vendin e parë në grup.

“Objektivi ynë është që të dalim të parët e grupit, ndërsa për këtë ndeshje është që të marrim tri pikët e radhës.

Për sa i përket mbrojtjes, na duhet më shumë stabilitet. Kemi Kristante, që po bën mirë, kemi gjithashtu Ndicka, i cili ka akoma për të mësuar dhe nuk është ambientuar akoma si Kristante,

Çelik apo Karsdorp. Ndaj Frosinones, Brajanti luajti shumë mirë. Edhe Paredes në mesfushë tregoi shenja të mira”,- u shpreh “strategu” i “verhdekuqve”.

Më tej gjatë konferencës, tekniku foli dhe për “bomberin” belg, Romelu Lukaku, me këtë të fundit, që pavarësisht ngarkesës fizike që ka dhe problemeve muskulare, sërish do ta nisë si titullar ndaj zviceranëve.

“Nuk ka asnjë çështje. Lukaku ka ngarkesë fizike, por edhe pse ka pasur probleme muskulare, do të luajë titullar. Kemi besim tek ai”,- tha Hoze Mourinho gjatë konferencës për shtyp, në prag të sfidës ndaj Servetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat