​Kupa e Botës 2030 zhvillohet në 6 shtete

Futboll

​Kupa e Botës 2030 zhvillohet në 6 shtete

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 18:11
Foto ilustrim

Kupa e Botës e vitit 2030 do të mbahet në gjashtë vende dhe tri kontinente, ka konfirmuar FIFA.

Spanja, Portugalia dhe Maroku janë emëruar si bashkë-pritës, me tri ndeshjet hapëse që do të zhvillohen në Uruguai, Argjentinë dhe Paraguaj.

Ndeshjet hapëse në Amerikën e Jugut do të shënojnë njëqindvjetorin e Kupës së Botës pasi do të bëhen 100 vjet nga turneu inaugurues në Montevideo.

Vendimi pritet të ratifikohet në një kongres të FIFA-s vitin e ardhshëm, përcjellë KosovaPress.

“Në një botë të ndarë, FIFA dhe futbolli po bashkohen”, tha presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

“Këshilli i FIFA-s, që përfaqëson të gjithë botën e futbollit, ra dakord unanimisht të festojë njëqindvjetorin e Kupës së Botës, edicioni i parë i të cilit u luajt në Uruguaj në vitin 1930. Në vitin 2030, ne do të kemi një gjurmë unike globale, tri kontinente - Afrika, Evropa dhe Amerika e Jugut - gjashtë vende - Argjentina, Maroku, Paraguaj, Portugalia, Spanja dhe Uruguai duke mirëpritur dhe bashkuar botën duke festuar së bashku lojën e bukur, njëqindvjetorin dhe Kupën e Botës FIFA”., thuhet në njoftimin e FIFA-s.

FIFA gjithashtu konfirmoi se vetëm ofertat nga vendet nga Konfederata e Futbollit Aziatik dhe Konfederata e Futbollit të Oqeanisë do të merren parasysh për finalet e 2034.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat