Lampard në gjurmët e Gerrardit

Futboll

Lampard në gjurmët e Gerrardit

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 14:38
Lampard

Frank Lampard mund të nisë aventurën e parë jashtë Anglisë. Ish-mesfushori legjendar i Chelsea, i cili drejtoi skuadrën londineze edhe si trajner në dy periudha, është afër stolit të Rangers.

Drejtuesit e klubit historik skocez, shkarkuan Michael Beale pas humbjes shtëpiake me Aberdeen, e treta në shtatë javët e para në kampionatin skocez.

Kandidati kryesor për të zënë vendin e lënë bosh është Lampard, i cili mund të ndjekë rrugën e Steven Gerrard, i cili drejtoi Rangers për më shumë se dy sezone.

Duke rikthyer skuadrën te fitimi i titullit kampion në sezonin 2020/2021. Rangers ndodhet 7 pikë poshtë Celticut të vendit të parë, ndërkohë që garon edhe në grupet e Europa League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat