Xhevat Prekazi pëson sulm në tru, shtrihet në spitalin e Beogradit

Futboll

Xhevat Prekazi pëson sulm në tru, shtrihet në spitalin e Beogradit

Nga: K.G. Më: 3 tetor 2023 Në ora: 16:46
Xhevat Prekazi

Futbollisti i mirënjohur, Xhevat Prekazi, ka pësuar goditje në tru.

Ai aktualisht ndodhet në një spital në Beograd.

Xhevat Prekazi ka qenë lojtar i Remontit të Mitrovicës, Partizanit të Beogradit, Hajdukut të Splitit dhe Galatasarayt. 

Ai pësoi një goditje në tru, ku ishte në Kopaonik, ku ka edhe një vilë.

Në fanellën e klubit Partizani, Prekazi ka luajtur 153 ndeshje, ndërsa 19 herë ka qenë në mesin e golashënuesve.

Përveç Partizanit, ai ka luajtur edhe për Hajdukun e Splitit, e më pas edhe për Galatasaray, njoftojnë disa media në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat