Kujtim Shala: Dinamo e Zagrebit do të ketë pritje të madhe, vëllazërore në Kosovë! Kujdes nga Ballkani 

Futboll

Kujtim Shala: Dinamo e Zagrebit do të ketë pritje të madhe, vëllazërore në Kosovë! Kujdes nga Ballkani 

Nga: K. Goca Më: 3 tetor 2023 Në ora: 14:42
Kujtim Shala

Pas 35 viteve do të zbarkojë në kryeqytetin e Kosovës, klubi i madh kroat Dinamo e Zagrebit. 

Të enjten në orën 18.45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të zhvillohet ndeshja Ballkani i Therandës dhe Dinamo e Zagrebit, në kuadër të xhiros së dytë të Conference League në futboll. 

Një ndeshje që pritet me padurim nga dashamirët jo vetëm të futbollit, mes kampionit të Kosovës dhe atij kroat. 

Kujtim Shala, legjenda e futbollit të Kosovës dhe e Dinamos së Zagrebit, tha se Dinamo do të pritet në mënyrë vëllazërore në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, në Prishtinë. 

“Ishte Shala ai që nga ai qytet mbërriti në Maksimir në vitin 1989 dhe të enjten Dinamo do të përballet me kampionin e Kosovës Ballkani në xhiron e dytë të Conference League”, shkruan media kroate “Jutarnj List”.

“Gjithçka është e mundur në futboll, askush nuk duhet nënvlerësuar.

Ballkani është në formë të mirë, luajnë fort në shtëpi, por tani do të luajnë me klubin më të madh në këto fusha.

Nuk do të jetë e lehtë, por ne jemi ekipi më i mirë. Duhet pasur parasysh se ata nuk luajnë në fushën e tyre, por në Prishtinë.

Për 10-15 minutat e para, duhet të keni kujdes.

Edhe pse nikoqiri do të japë gjithçka për një fitore, ose të paktën një barazim, Dinamo do të trajtohet me standardet më të larta në Kosovë”, - pohon Shala.

“Absolutisht, Dinamo do të ketë një pritje të madhe, vëllazërore, për këtë nuk ka dyshim. Me sa shoh nëpër portale dhe gazeta, vëllezërit kroatë janë të mirëseardhur në Kosovë.

Është e qartë se njerëzit e duan Dinamon, kanë tifozë edhe atje. A do të shkoj në lojë? Jo, është larg meje, ndoshta do të shkoja nëse më ftonte Dinamo, por nuk e kisha në plan!”, ka thënë Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat