“Ballistët” dalin me sqarim për opinionin rreth projektit të stadiumit

Futboll

“Ballistët” dalin me sqarim për opinionin rreth projektit të stadiumit

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 11:16
Ballistët

Tifogrupi Ballistët kanë sqaruar opinionin lidhur me projektin e stadiumit të qytetit në Tetovë. Ata kanë njoftuar se projekti i stadiumit atyre iu është publikuar para tre vitesh, në zyrat e KF Shkëndija.

Sipas Ballistëve kyr premtim po zgjat me vite, por në praktikë nuk vërehet asnjë lëvizje.

"Pasi e shohim që disa portale na premtojnë që pas dy javësh do të shfaqet projekti i stadiumit të ri në Tetovë, duam të ju informojë se projekti i stadiumit neve si Ballistë, na është shfaqur në zyrat e klubit të futbollit Shkëndija në Janar të vitit 2022, nga ish kryetari i atëhershëm i skuadrës B.I. i cili na prezantoi të gjitha detajet reth stadiumit të ri!

Kryefjala e atëhershme ishte se mbas 6 muajve do të nisin punimet dhe stadiumi më në fund do të rindërtohet!

Premtimi po zgjat më shumë se 7 vite, projektet janë punë e lehtë, por në teren dhe realizim po zvariten me vite të tëra", reagojnë Ballistët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat