Skënderbeu ndeshet me Partizanin

Futboll

Skënderbeu ndeshet me Partizanin

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Dueli i sotëm në Korçë mes Skënderbeut dhe Partizanit vë përballë njëri-tjetrit dy rivalë të vjetër që në vitet e kaluara kanë prodhuar ndeshje shumë të ndezura.

Edhe pse situatat kanë ndryshuar për dy klubet, pritet që dueli i sotëm të jetë shumë luftuar, pasi të dy ekipet kërkojnë pikë të rëndësishme për kualifikimin.

Në radhët e korçarëve, Gvozdenoviç nuk ka hequr dorë nga rreshtimi sulmues me Liçon që mbështet Rashicën e Nikajn.

Ndërkohë, Taipi, Grezda dhe Cara do të jenë pas krahëve të Bintsuka në rreshtimin e Partizanit.

FORMACIONET ZYRTARE

SKËNDERBEU: Alia, Ramos, Prençi, Rabiu, Frashëri, Reçani, Gerço, Shaqe, Liço, Rashica, Nikaj,

Trajner: I. Gvozdenoviç

PARTIZANI: Hoxha, Atanaskoski, Bytyçi, Sota, Zekolli, Maget, Mehmeti, Taipi, Grezda, Cara, Bintsuka.

Trajner: Z. Zekiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat