Mourinho nuk e pranon: Refuzova ofertën më të madhe në histori për Romën

Futboll

Mourinho nuk e pranon: Refuzova ofertën më të madhe në histori për Romën

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 13:14
Mourinho

Roma gjendet në një krizë të madhe rezultatesh. Kritika të shumta kanë vërshuar mbi Jose Mourinho, por ky i fundit refuzon të pranojë se është ai problemi i skiadrës.

Portugezi u ka kujtuar gazetarëve në konferencë për shtyp se në verë refuzoi ofertën më të madhe në historinë e futbollit për një trajner, në mënyrë që të qendronte në krye të verdhekuqve.

“Kam marrë propozimin më të madh në historinë e futbollit për një trajner. Vendosa ta refuzoja, sepse i thashë bordit të AS Romës, tifozëve dhe lojtarëve që do të qendroja. U dhashë fjalën.

Nëse sot ju më thoni se jam unë problemi (i Romës), unë nuk e pranoj”, ka deklaruar Jose Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat