Komisioni i Disiplinës nuk kursehet, gjoba dhe pezullime

Futboll

Komisioni i Disiplinës nuk kursehet, gjoba dhe pezullime

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 11:51
Foto ilustrim

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka dhënë vendimet përkatëse për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në futbollin shqiptar, në Superiore dhe në Kategorinë e Parë. E kanë pësuar dy klube të Superiores dhe një i të Parës. Është gjobitur Vllaznia me 100 mijë lekë për hedhje të sendeve në terrenet sportive si dhe është pezulluar me 6 ndeshje zyrtari i klubit, Artan Brahimi.

Me 100 mijë lekë është gjobitur edhe skuadra tjetër e Superiores, Erzeni. Ndërkohë, skuadra e Kategorisë së Parë, Besa është gjobitur me 50 mijë lekë.

VENDIMET:

KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Zyrtari i KF Vllaznia, Artan Brahimi, për sjellje josportive ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur, duke hyre në fushën e lojës, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në çdo veprimtari futbollistike të organizuar nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

KF Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

KS Besa, për mos marrjen e masave paraprake te sigurisë, duke neglizhuar përmbushjen e detyrimeve për organizimin e ndeshjes, në bazë të nenit 17/1/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat