Ymeri flet pas dorëheqjes

Futboll

Ymeri flet pas dorëheqjes

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 11:42
Ymeri

Florim Ymeri nuk është më trajner i Bashkimit.

Trajneri nga Kumanova e ka ofruar dorëheqjen pas humbjes së thellë në ndeshjen kundër Detonit Plaçkovica në Radovish me rezultat 7:0.

Ai i ka falënderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur deri sot, posaçërisht lojtarët dhe simpatizuesit e Bashkimit.

“Thjeshtë nuk kam koment për ndeshjen e sotme. Unë këtë e kam menduar edhe më herët para kësaj ndeshje. I falënderojë të gjithë ata që më kanë përkrahur deri më sot, për mbështetjen në ekip, posaçërisht falënderoj lojtarët dhe simpatizuesit e Bashkimit. Unë nga sot e tutje sa të kthehemi në Kumanovë do ta ofrojë dorëheqjen deri te kryesia e Bashkimit. Kjo është e tëra që mund të them tash për tash”, deklaroi për Oen-TV, trajneri Florim Ymeri.)

Nën drejtimin e Florim Ymerit, Bashkimi shënoi 3 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje, duke grumbuluar 10 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat