Interi merr veten e fiton bindshëm! Martinez – shënues i katërfishtë, Asllani 36 minuta

Futboll

Interi merr veten e fiton bindshëm! Martinez – shënues i katërfishtë, Asllani 36 minuta

Nga: K.G. Më: 30 shtator 2023 Në ora: 22:38
Lautaro Martinez feston

Interi ka marrë veten pas humbje në mesjavë me rezultat 2:1 nga Sassuolo. 

Zikaltrit shënuan fitore në udhëtim, me rezultat 4:0 ndaj Salernitanës dhe ruajnë kryesimin në Serie A.

Futbollisti Lautaro Martinez është hero i fitores, duke shënuar katër gola, në minutën e 62'-, 77', 85' - nga penalltia e 89’).

Reprezentuesi i Shqipërisë, Kristjan Asllani. futet në lojë në minutën e  54-të dhe i gëzohet fitores bindëse të Interit. 

Interi kryeson me 18 pikë, sa ka edhe Milani në pozitën e dytë dhe Salernitana renditet në vend të 19-të me 3 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat