Alban Shabani: Nga Kratova do të rikthehemi të pamposhtur 

Futboll

Alban Shabani: Nga Kratova do të rikthehemi të pamposhtur 

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 22:25
Alban Shabani

Futbollisti i Voska Sport nga Ohri, Alban Shabani, beson e shpreson se nesër (14.00) në Kratovë do të dalin me rezultat pozitiv në duel me Sileksin.

Ndeshja zhvillohet në kuadër të javës së nëntë të elitës së futbollit maqedonas. 

 “Ndeshja në Kratovë për ne mund të jetë një rikthesë dhe të dëshmojmë se kemi kualitet dhe se në ndeshjet paraprake, në disa prej tyre edhe fati nuk ishte në anën tonë. Neve jemi skuadër e re dhe kjo po na ndëshkon si duket në këtë kampionat.

Po na mungon përvoja, edhe pse realisht në radhët tona kemi futbollistë shumë cilësor dhe me bagazh të madh.

Shpresoj që shumë shpejtë do të tregojmë një fytyrë tjetër dhe se me kalimin e ndeshjeve futbollistët po njihen më mirë mes vete, por edhe po krijojnë atë vetëbesim që është shumë i rëndësishëm për ne si skuadër”, tha Shabani.

Voska është në pozitën e dhjetë me 7 pikë dhe Sileksi në të pestin me 13 sosh pas 8 jave të zhvilluara deri me tash.

“Pozita momentale dhe pikët e fituara nuk janë epilogu real, pasi kemi humbur disa ndeshje, ku të paktën kemi merituar një pikë, siç ishte rasti në ndeshjen e fundit kundër FC Shkupit, por edhe kundër Shkëndijës.

Shpresoj një gjë e tillë të mos na ndodh edhe në ndeshjen kundër Sileksit dhe se me një lojë të mirë, me shumë angazhim në fund nga Kratova do të rikthehemi të pamposhtur”. Ka përfunduar Shabani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat