Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka së bashku me trajnerin e Shqipërisë, Sylvinhon ishin dje në pritjen e organizuar nga Ambasada e Brazilit në Shqipëri me rastin e Ditës Kombëtare të Brazilit.
Ata u takuan edhe me ambasadorin e Brazilit në Shqipëri, Joao Tabajara de Oliveira Junior, teksa diskutuan edhe për futbollin shqiptar dhe atë brazilian.
Një mbrëmje e këndshme në pritjen e organizuar nga Ambasada e Brazilit në Shqipëri me rastin e Ditës Kombëtare të Brazilit.
Së bashku me trajnerin e Kombëtares tonë, Sylvinho dhe ndihmësin e tij, Doriva u takuam me Ambasadorin z. João Tabajara de Oliveira Júnior, me të cilin diskutuam për marrëdhëniet mes dy vendeve tona, por më shumë për futbollin e bukur shqiptar dhe atë brazilian.
I urova Ambasadorit ashtu si edhe dy trajnerëve tanë brazilianë gëzuar festën e Ditës Kombëtare dhe sa më shumë suksese në të ardhmen!