Guardiola komenton të ardhmen e yllit anglez

Futboll

Guardiola komenton të ardhmen e yllit anglez

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 12:38
Guardiola

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola thotë se mesfushori Kalvin Phillips gjithmonë donte të qëndronte në “Etihad Stadium”.

Anglezi deri vonë ishte lidhur me largimin nga “Qytetarët”, ku kërkohej edhe nga rivali Liverpool.

Sidoqoftë, Guardiola ka treguar se Phillips dëshironte të qëndronte dhe vendimin e tij ia komunikoi edhe klubit anglez.

“Ai vendosi të qëndronte, klubi diskutoi me të edhe për faktin se ndoshta nuk do të kishte shumë mirë, mirëpo ai preferoi të qëndronte”.

“Do të bëhet baba së shpejti, prandaj dëshironte të qëndronte këtu. Është në rregull, është perfekt. Është person shumë i dashur”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Phillips ishte nga minuta e parë në humbjen e pësuar nga Newcastle Unitedi në kuadër të Carabao Cup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat