Onana zhgënjen në portë

Futboll

Onana zhgënjen në portë

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 15:06
Pamje nga një; ndeshjë

I ardhur vetëm 3 muaj më parë, portieri kamerunas Andre Onana nuk po kalon një moment të mirë te Manchester United.

Ish-portieri i Interit është vënë shpesh nën akuzë për paraqitjet e tij, për disa gabime që ka kryer si në Premier League ashtu dhe në Champions League.
Kjo situatë duket se po shtyn klubin që të rikthehet në merkato në kërkim të një portieri më të besueshëm edhe për të siguruar Onana paguan mbi 40 milionë euro.

Javët në vijim do të jenë vendimtare për të ardhmen e Onana, që mund të largohet edhe në janar.

Në këtë rast, te “djajtë e kuq” po mendojnë për një zëvendësues të denjë dhe mund të rikthehet portieri spanjoll David De Gea. Ai mbylli në qershor kontratën me Manchester United dhe tani është lojtar i lirë, teksa ende s’ka gjetur ekip të ri.

De Gea, që ka qenë edhe kapiteni i United, mund të rikthehet në “Old Trafford”, klub që e njeh mirë.

Një tjetër emër është ai i Jan Oblak, që luan me Atletico Madrid, për të cilën “djajtë e kuq” duhet të bien dakord me skuadrën spanjolle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat