Vdes trajneri i mirënjohur i Kosovës

Futboll

Vdes trajneri i mirënjohur i Kosovës

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 13:19
Iliaz Sina

Ish-futbollisti dhe trajneri i mirënjohur nga Gjakova, Iliaz Sina ka ndërruar jetë.

"Lamtumirë Iliaz Sina!

Sina ka qenë udhërrëfyes për futbollistë, trajnerë e gjenerata të futbollit kosovar me dekada.

Ai ka qenë trajner për një periudhë edhe te FC Prishtina (gjeneratat e reja).

Klubi jonë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Sina, miqëve të tij dhe mbarë komunitetit të futbollit.

Kujtimi i tij në historinë e futbollit shqiptar do të mbetet i paharruar.

U prehtë në paqe!", shkruan në faqen e FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat