Juventus përgatit blerjen me koston zero

Futboll

Juventus përgatit blerjen me koston zero

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 11:58
Stadiumi i Juventusit

Juventus është në kërkim të një sulmuesi me përvojë dhe që nuk e rëndon shumë bilancin.

Në krye të listës së Cristiano Giuntoli është sulmuesi 32-vjeçar i Real Madrid, Lucas Vazquez.

Fituesi i 4 Champions League me skuadrën “merengues” është në vitin e fundit të kontratës dhe klubi madrilen ka vendosur ta largojë.

Për pasojë, ai do të jetë një përforcim me koston zero për skuadrën e trajnerit Allegri verën e ardhshme.

Një lojtar që mund të luajë edhe si mesfushor i djathtë, ndaj dhe bardhezinjtë janë gati t’i ofrojnë një mundësi për të luajtur në Serie A. Lucas Vazquez nuk ka një rrogë shumë të madhe, ndaj dhe Juventus po monitoron nga afër situatën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat