Teuta - Kukësi ndajnë pikët

Futboll

Teuta - Kukësi ndajnë pikët

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 22:13
Pamje nga ndeshja

Teuta-Kukësi ndajnë pikët në takimin e javës së gjashtë të Kategorisë Superiore.

Skuadrat patën pak raste për të shënuar, megjithatë nuk u shfrytëzuan, me takimin që në fund u mbyll me porta të paprekura.

Pas javës së gjashtë Teuta renditet në vend të tetë me pesë pikë, ndërsa Kukësi në vend të nëntë me katër pikë.

Kështu trajneri Edi Martini debuton me barazim pas rikthimit në krye të skuadrës së Teutës, me teknikun që mori “çelësat” e ekipit durrsak vetëm dy ditë më parë si pasues i Diego Longos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat