Klubi i La Ligas shkarkon trajnerin

Futboll

Klubi i La Ligas shkarkon trajnerin

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 15:42
Almeria

Ndryshim stoli në La Liga. Almeria u shkatërrua 5-1 në transfertë kundër Sevillas, rezultat që i kushtoi vendin e punës 48-vjeçarit Vicente Moreno.

Për të cilin aventura në stolin e skuadrës spanjolle zgjati vetëm 7 ndeshje.

Gjatë së cilave Almeria ka siguruar dy barazime dhe pesë humbje.

Duke mbajtur vendin e fundit në kampionatin spanjoll të futbollit me 2 pikë. Drejtuesit nuk kanë humbur kohë, duke piketuar menjëherë teknikun e ri.

Ai është Javi Gracia, një trajner me eksperiencë të madhe. 53-vjeçari ka drejtuar skuadra si Leeds United dhe Watford në Premier League, Rubin Kazan në Rusi apo Al Sadd në Katar. Ndërkohë që ka punuar edhe në Greqi.

Në Spanjë ka punuar me klube si Valencia, Malaga, Osasuna dhe Almeria. Këta të fundit i drejtoi në sezonin 2012-2013.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat