Shevchenko emërohet këshilltar i presidentit ukrainas Zelensky

Futboll

Shevchenko emërohet këshilltar i presidentit ukrainas Zelensky

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 13:51
Zelensky e Shevchenko

Legjenda ukrainase, Andriy Shevchenko është emëruar këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

Trajneri ukrainas ka qenë mjaft aktiv në dy vitet e fundit, duke marrë pjesë në protesta dhe duke e dënuar tentimin e pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë.

E ish-futbollisti i Dinamo Kievit, Milanit e Chelseat është vlerësuar nga lideri i luftës, Zelensky me postin e këshilltarit të pavarur.

Në maj të vitit 2022, Shevchenko ishte emëruar ambasador i Ukrainës për platformën rindërtuese UNITED25, e cila kishte gjeneruar miliona euro me qëllim të rindërtimit të Ukrainës.

Sheva ka bërë veprime patriotike dhe ka kërkuar ndihmë për bashkëkombësit e tij në Ukrainë, duke bërë thirrje për ndalje të luftës dhe për paqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat