Prishtina rikthehet në shtëpi

Futboll

Prishtina rikthehet në shtëpi

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 13:49
Pamje nga një ndeshje

FC Prishtina do të rikthehet më në fund në shtëpinë e saj.

Bardhekaltrit i zhvilluan ndeshjet e këtij sezoni si vendës në qendrën nacionale në Hajvali pas vendimit të Federatës së Futbollit të Kosovës për ta ruajtur fushën e stadiumit të kryeqytetit.

Madje, kishte nisur edhe një “zënkë” mes dy palëve pasi prishtinasit dëshironin të riktheheshin në folenë e tyre.

E tash ka ardhur momenti dhe klubi kryeqytetas përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook ka bërë të ditur se ndeshjen e nesërme kundër Dukagjinit, e vlefshme për xhiron e shtatë të Superligës, do ta luajë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat