Dinamo lë në harresë edhe talentet

Futboll

Dinamo lë në harresë edhe talentet

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 13:46
Dinamo

Me një fitore dhe 4 humbje në 5 javët e para, është qartazi e dukshme që rikthimi i Dinamos në Kategorinë Superiore është larg pritshmërive, për më tepër, për një klub që ka ndërtuar një projekt vërtetë ambicioz.

Blutë e kryeqytetit kanë ndryshuar në pjesën më të madhe organikën krahasuar me sezonin e kaluar, megjithatë rezultatet në fushë janë ndjeshëm larg pritshmërive.

Krahas largimeve të shumta, Dinamo ka lënë thuajse në harresë edhe disa prej talenteve të ekipit, si Jordi Jaku e Karamba Kasama, dy futbollistë që luajtën jo pak një vit më parë në Kategorinë e Parë dhe që janë dërguar të stërviten me ekipin e të rinjve këtë vit.

Veçanërisht Jaku shihet si një talent me shumë të ardhme dhe gjatë verës pati oferta nga klube të shumta europiane, megjithatë duket se Dinamo e këtij sezoni nuk ka kohë të merret me futbollistët e talentuar dhe t’u japë mundësinë të shprehen në fushë.

Natyrisht kjo ‘harresë’ duket befasi për një klub si Dinamo, që i ka dhënë prioritet të madh akademisë dhe evidentimit e rritjes së talenteve të rinj, në mënyrë që të mund t’i shesë më pas në tregun europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat