Penalltia me dy lojtarë është dështim

Futboll

Penalltia me dy lojtarë është dështim

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 11:35
Pamje nga ndeshja

Ish-lojtari i Interit gaboi dy hapa larg portës pas një penalltie të pare edhe në vitin 2016 gjatë ndeshjes Barcelona-Celta Vigo.

Ata u përpoqën të imitonin dyshen e famshme Suarez-Messi, por për Mauro Icardi dhe Kerem Aktürkoğlu ishte thjesht një dështim.

Dy lojtarët e Galatasaray-t, në ndeshje me Istanbulspor (në fund fitoi 1-0), tentuan të godasin penalltinë e ‘famshme’ me dy lojtarë: një prekje e turkut nga pika e bardhë dhe një goditje nga lojtari i Interit.

Topi shkoi jashtë në mënyrë sensacionale. Ironia e internetit ndaj sulmuesit argjentinas është e dukshme, ai mundi të kërkojë falje me golin e fitores.

Të fundit që e arritën me sukses këtë skemë  ishin dy yjet e Barcelonës:

ishte data 14 shkurt 2016 (Barcelona-Celta Vigo 6-1), me një gol të uruguaianit të asistuar nga Pulce.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat