Eurosport: Ramadani mori gjithnjë vendimet e duhura në fushë

Futboll

Eurosport: Ramadani mori gjithnjë vendimet e duhura në fushë

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 11:27
Ramadani

Juventus mposhti Leccen në javën e gjashtë të Serie A, me bardhezinjtë që në shtëpinë e tyre fituan me shifrat 1-0 falë një goli të Milik në pjesën e dytë. Pjesë e rëndësishme e Lecces, ashtu si edhe në pesë ndeshjet e para, ishte mesfushori i kombëtares, Ylber Ramadani.

Ramadani luajti për 69 minuta teksa u zëvendësua për herë të parë në këtë sezon, kjo edhe sepse ishte ndëshkuar me karton të verdhë në pjesën e parë.

Megjithatë, 69 minutat mjaftuan që 27-vjeçari të marrë një vlerësim shumë pozitiv nga Eurosport që i vendosi notën gjashtë paraqitjes së shqiptarit.

Në vlerësimin e ndeshjes së Ramadanit, Eurosport thekson se mesfushori mori gjithnjë vendimet e duhura në fushë.

“Një regjizor i pastër, i bukur për t’u parë dhe që merr gjithnjë vendimet e duhura në fushë.

Është autor i një pjese të parë të shkëlqyer, bie pak në pjesën e dytë pasi nuk kishte sasinë e duhur të “benzinës” për të furnizuar skuadrën në fazën ofensive”, shkruan Eurosport për paraqitjen e Ramadanit që vazhdon kështu të vlerësohet si një nga lojtarët kryesorë të Lecces, edhe pse ish-lojtari i Partizanit është duke shijuar vetëm vitin e parë në elitën e futbollit italian, Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat