Amrabat: Për Manchester Utd luaj edhe portier

Futboll

Amrabat: Për Manchester Utd luaj edhe portier

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 11:08
Pamje nga ndeshja

Sofyan Amrabat u transferua këtë merkato nga Fiorentina te Manchester United me anë të formulës së huazimi. Mbrëmjen e së martës, mesfushori zbriti për herë të parë në “Old Trafford” me fanellën e “Djajve të Kuq”, pasi më parë ishte aktivizuar vetëm dy minuta në transfertë ndaj Burnleyt.

Marokeni ishte një ndër më të dalluarit për United në triumfin 3-0 përballë Crystal Palace në EFL Cup ndërsa pas sfidës, theksoi se kishte punuar të gjithë jetën për të shijuar atmosferën e një stadiumi si “Old Trafford”.

“Një regjizor i bukur dhe i pastër”, ja nota e Ramadanit pas ndeshjes me Juventusin

“Mendoj se ishte mbrëmja perfekte, luajtëm shumë mirë dhe mbi të gjitha fituam me shifrat 3-0. Isha në fushë për rreth një orë, kam ëndërruar për një mbrëmje të tillë prej fëmijërisë sime. Kam punuar shumë fort gjatë gjithë karrierës, të luash në Old Trafford është e mrekullueshme.

Ishte e martë dhe stadiumi ishte sërish plot, ndjesi fantastike. Ia bëra të qartë edhe Ten Hag se jam i gatshëm të luaj në çdo pozicion në fushë, edhe portier nëse është nevoja”, u shpreh Amrabat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat