Thirrja e turpit kundër Kosovës, po vajton Beogradi 

Futboll

Thirrja e turpit kundër Kosovës, po vajton Beogradi 

Nga: K. Goca Më: 26 shtator 2023 Në ora: 19:42
Stadiumi i Zvezdës, stadiumi ka shfaqet turpi i tifozëve

Cërvena Zvezda e Beogradit, klubi famëkeq, me tifozët famëkeq “Delija”, njihen për skandale të shumta.

Thirrja e turpit kundër Kosovës, po vajton Beogradi dhe po i mbron terroristët serbë që e shkelen sovranitetin e Kosovës dhe sulmuan policinë e Republikës ë Kosovës. 

Pa pikë turpi bëjnë thirrje dhe vajtojnë terroristin që u vra në Banjska të Zveçanit, Stefan Nedelkoviq. 

“Ju drejtohemi të gjithë tifozëve të ‘Delisë’, përkrahësve të Cërvena Zvezdës, por edhe të gjithë qytetarëve të Serbisë.

Të dielën në mëngjes, miku ynë Stefan Nedelkoviq dha jetën heroikisht për popullin dhe atdheun e tij.

Në kohën kur ishte menduar të zhvillohej derbi me Partizanin, nesër (e mërkurë) në orën 19:00 në tempullin e Shën Savës në Vraçar do të mbahet përkujtimor për prehjen e shpirtit të Stefanit dhe heronjve të tjerë të rënë në Kosovë për lirinë e popullit dhe të vendit tonë!

Informoni të gjithë ata që njihni, sillni prindërit, fëmijët, miqtë tuaj...

Për t'u treguar mirënjohje atyre që vdiqën për të gjithë ne!”, shkruan në komunikatën e turpit të tifozëve famëkeq “Delija”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat