Rrahmani shpallet lojtari i javës në Rumani

Futboll

Rrahmani shpallet lojtari i javës në Rumani

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 18:51
Albion Rrahmani

Albion Rrahmani është shpallur futbollisti më i mirë i javës së dhjetë në kampionatin e Rumanisë.

Ky lajm u bë publik nga faqja zyrtare e kampionatit rumun.

Të hënën në mbrëmje sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, shënoi dy gola dhe dha asist në fitoren 3-1 të Rapid Bukureshti ndaj Cluj.

“Lojtari i Rapidit është mes sulmuesve më të rrezikshëm në Superligë, ndërsa shënoi një tjetër dygolësh”-shkruhet në faqen e Superligës së Rumanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat