Sherri Juve - Bonucci

Futboll

Sherri Juve - Bonucci

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 17:14
Bonucci

Stephan Lichtsteiner ka folur për radion zyrtare të Serisë A. Ish-mbrojtësi i Juventus-it dhe Lazio-s ka folur për situatën e krijuar mes bardhezinjve dhe Leonardo Bonucci-t.

“Më kujtohet ende ajo ndeshje kundër Porto-s në Champions League në të cilën ai përfundoi në tribunë. Nga ai moment, për mendimin tim, marrëdhëniet mes tij dhe Allegri-t u bënë të vështira.

“Pastaj kur u kthye nga Milan-i nuk dukej sikur gjithçka ishte rregulluar.

Vështirësia e një lojtari është se, edhe nëse ke fituar shumë, sapo të mos luash më aq mirë sa përpara skuadra me të drejtë shikon përreth për zëvendësues.

“E vetmja gjë që nuk më pëlqeu ishte trajtimi i çështjes në publik. Disa gjëra nuk janë të lehta për t’u pranuar, ndoshta si lojtar mendon se ke të drejtë.

“Do t’i kisha bërë gjërat ndryshe, edhe pas dy-tre vitesh për t’u kuptuar më mirë. Këto janë gjëra që janë pjesë e jetës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat