Pochettino pritet t’i besojë Armando Brojës nga minuta e parë

Futboll

Pochettino pritet t’i besojë Armando Brojës nga minuta e parë

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 14:46
Pochettino e Broja

Kanë kaluar 6 ndeshje dhe Chelsea ka grumbulluar 5 pikë, një shifër tepër e ulët për një skuadër që ka shpenzuar “qimet e kokës” në merkato.

Kjo është periudha më e errët e epokës post-Abramovich dhe gjërat po shkojnë gjithnjë e më keq për blutë e Londrës.

Ardhja e Pochettino nuk ka dhënë asnjë efekt dhe kohën e ka të kufizuar për të rikthyer skuadrën në drejtimin e duhur. Tekniku argjentinas është vendosur në qendër të kritikave dhe në rast dështimi ndaj Fulham më 2 tetor, mund të rezultonte fatal për të.

Tashmë Pochettino ka një armë plus, ndoshta kryesorin, edhe pse ka afro 287 ditë jashtë fushave pas dëmtimit të marrë.

Bëhet fjalë për Armando Brojën, sulmuesin e talentuar shqiptar. Në fakt, Broja është i vetmi sulmues qendror i mirëfilltë që ka Pochettino dhe Chelsea.

Në sfidën kundër Fulham, Jackson nuk do të jetë në dispozicion pasi ka plotësuar numrin e kartonave dhe ky detaj bën që Broja të prjoektohet si titular në derbin e 2 tetorit.

Ky lajm është tepër pozitiv edhe për Sylvinhon, pasi me shumë gjasa do ta ketë gati teknikisht dhe fizikisht Armando Brojën për ndeshjen e rëndësishme të datës 12 tetor përballë Çekisë në “Air Albania”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat