​Majorka e Muriqit pret sot Barcelonën

Futboll

​Majorka e Muriqit pret sot Barcelonën

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 11:23
Vedat Muriqi

Barcelona do të kërkojë që ta përforcojë kreun e tabelës në La Liga duke synuar tri pikë të plota nga ballafaqimi i sotëm me Majorkën në kuadër të xhiros së shtatë të kampionatit spanjoll.

Nga ana tjetër, Vedat Muriqi me shokë do të kërkojnë që t’ua bëjnë sa më të vështirë këtë synim katalanasve, derisa janë në kërkim të rezultateve pozitive pasi kanë vetëm një fitore dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit, transmeton KosovaPress.

Sulmuesi kosovar pritet që të luajë nga minuta e parë, derisa Xavi ka thënë se mbrojtja e tij duhet të jetë e kujdesshme me Muriqin pasi ai është shumë i rrezikshëm.

Ndeshja nis nga ora 21:30 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Majorka (5-4-1): Rajkovic; Maffeo, Valjent, Nastasic, Copete, Lato; D Rodriguez, Morlanes, Costa, Prats; Muriqi

Barcelona (4-3-3): ter Stegen; Cancelo, Kounde, Araujo, Balde; Gundogan, Romeu, Gavi; Raphinha, Lewandowski, Felix

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat