​Sylvinho në Londër e Varshavë, shkak Broja e Muçi

Futboll

​Sylvinho në Londër e Varshavë, shkak Broja e Muçi

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 19:32
​Sylvinho

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho së bashku me ndihmësit e tij Dorival Guidoni Junior dhe Pablo Zabaleta kanë zhvilluar takime me yjet shqiptarë, Armando Broja dhe Ernest Muçi.

Sylvinho ishte këtë të shtune në Londër për ta zhvilluar një takim me sulmuesin e Chelseat, Armando Broja.

Sylvinho ka marrëdhënie të shkëlqyer me stafin teknik të Chelseat të udhëhequr nga Mauricio Pochettino, dhe ka qëndruar në kontakt të vazhdueshëm me stafin mjekësorë të Chelseat për tu informuar në lidhje me rikuperimin e lojtarit nga lëndimi i tij.

Broja u lëndua në dhjetor të vitit të kaluar gjatë një ndeshje miqësore dhe ka nëntë muaj që nuk luan, teksa rikuperimi po ecën shumë mirë.

“Ata e kanë inkurajuar Brojën që të rikthehet sa më shpejt në gjendjen e tij më të mirë dhe e kanë garantuar se do të jenë gjithmonë pranë tij për t’i dhënë mbështjen e duhur në këtë moment delikat për të. Gjithashtu, ata urojnë që lojtari të rikthehet sa më shpejt dhe të marrë minuta pas gjithë këtyre muajve të vështirë që ka kaluar”, shkroi Federata Shqiptare e Futbollit në një komunikatë në lidhje me arsyen e vizitës së Sylvinhos te Broja.

Po ashtu, Sylvinho ditën e enjte ishte edhe në Varshavë, për të përcjellë nga afër ndeshjen e Ligës së Konferencës mes Legias dhe Aston Villas.

Pas ndeshjes drejtuesit e stafit kuqezi kanë darkuar me sulmuesin Ernest Muçi ku e përgëzuan për dy golat e shënuar dhe lojërat e mira si edhe për të diskutuar në lidhje me ndeshjet e ardhshme të Kombëtares, ku Muçi është element i rëndësishëm i saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat