Di Biagio flet pas humbjes me Partizanin: Unë jam trajneri i betejave

Futboll

Di Biagio flet pas humbjes me Partizanin: Unë jam trajneri i betejave

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 22:25
Di Biagio - djathtas

Dinamo u kthye në Superiore ashtu si edhe në sezonin e shkuar, me një super merkato dhe me shumë jehonë për titullin kampion. Por deri tani, ekipi i Di Biagio nuk po tregon asgjë më shumë sesa ai sezon i shkuar në rezultate.

Partizani arriti të fitonte lehtësisht me shifrat 3-1 kundër Dinamos. Bintsouka arriti të shënonte në minutën e 58, teksa i gjendur para portës kundërshtare, nuk mundi të gabonte.

Rrapaj dyfishoi shifrat me një super gol nga distanca në minutën e 78, ndërsa vetëm katër minuta më vonë, Da Silva trefishoi shifrat. Në minutën e fundit, Kacorri shënoi golin e nderit nga penalltia. Në fund, Dinamo numëron vetëm një fitore dhe katër humbje në pesë ndeshje. 

Di Biagio: “Nuk është e thjeshtë, unë jam mësuar me beteja, do të duhet që të luftojmë deri në fund.

Pikët nuk janë, duhet të bëjmë më shumë, mua më shqetëson më shumë fakti sesi ekipi u shndërrua në atë mënyrë.

Unë jam trajneri i betejave. Duhet të jemi më skuadër, vecanërisht në mbrojtje, nuk duhet të pësojmë ato gola.

Nuk është çështja te ndjesia e fanellës, jemi një ekip që jemi ndërtuar në vetëm 20 ditë, por kjo nuk është një alibi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat