Witsel: Arabia si Kina, shkohet për para, jo për projekt sportiv

Futboll

Witsel: Arabia si Kina, shkohet për para, jo për projekt sportiv

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 19:28
Witsel

Axel Witsel, lojtar i Atleticos së Madridit, të cilin Simeone e përdor si në mesfushë ashtu edhe në mbrojtje, ka dhënë një intervistë të gjatë për “Radio Marca”, ku ka folur veçanërisht për derbin ndaj Realit të Madridit:

“Do të jetë një ndeshje e bukur. Është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe veçanërisht e rëndësishme për ne që humbëm kundër Valencias. Ne duam të bëjmë gjithçka për të fituar”.

Witsel, i cili në të kaluarën ka luajtur në Kinë, shpjegoi se kohët e fundit kishte folur me Carrascon, ish-shokën e tij të skuadrës, tani në Arabinë Saudite:

“Secili prej nesh ka rrugën e tij. Nuk po them se ishte keq të largohesha për në Arabinë Saudite.

Shkova në Kinë në moshën 27-vjeçare ai ka bërë mirë, për mua ka qenë një eksperiencë jete.

Natyrisht që ne shkojmë atje për para, nuk duhet të flasim për projektin sportiv. Kjo është e vërteta, Carasco e bëri dhe për mua".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat