Lëndohet në Brazil ylli i ardhshëm i Barcelonës

Futboll

Lëndohet në Brazil ylli i ardhshëm i Barcelonës

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 19:07
Vitor Roque në veprim

Vitor Roque është larguar duke qarë nga fusha pasi ka pësuar një zgjatje të muskujve në ndeshjen mes Athletico Peranaense dhe Internacion në Serien A të Brazilit

Ylli i ardhshëm i Barcelonës është larguar pas shtatë minutave lojë pasi një ndërhyrje të ashpër të mbrojtësit të Internacional, Nicolas Hernandez. Sipas raporteve, futbollisti ka këputur ligamentin e kyçit të këmbës së djathtë derisa një skanim ka treguar lëndimin e njëjtë.

Lëndimi i Roque do të shqetësojë padyshim gjigantët katalunas, të cilët në fillim të verës u pajtuan që të paguajnë 35 milionë euro plus bonuse për sulmuesin 18 vjeçar të Athletico Paranaense.

Transferi pritet që të finalizohet por tani mbetet e paqartë nëse braziliani do të transferohet në Barcelonë gjatë merkatos së janarit apo verën e ardhshme.

Skuadra e Xavit pritet të kthehet në aksion të shtunën ku ata do të përballen me Celta Vigon në La Liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat