Renditja e UEFA-s, vetëm Interi prej skuadrave italianeve në “top-10”

Futboll

Renditja e UEFA-s, vetëm Interi prej skuadrave italianeve në “top-10”

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 14:46
Interi

Është mbyllur të mërkurën raundi i parë i fazë së grupeve, një raund që i ka shmangur surprizat, të paktën në pjesën më të madhe.

Kampionët e Sitit e nisën me fitore, ashtu si Real Madridi, Bajern Mynihu e Barcelona apo kampionët e Italisë, Napoli. Në anën tjetër ato që zhgënjyen ishin pikërisht skuadrat italiane, pasi Milani dhe Interi nuk shkuan më shumë se barazimet.

Kuqezinjtë u ndalën pa gola me Njukasëllin në “San Siro”, ndërkohë që nënkampionët e Europës barazuan në fund avantazhin minimal të Real Sociedadit. UEFA përpiloi renditjen e klubeve pas këtij raundi dhe zikaltrit janë të vetmit të renditur në 10 vendet e para.

Skuadra e Inzagit renditet në vendin e tetë, ndërkohë që Mançester Siti kryeson, i ndjekur nga Bajern Mynihu dhe Real Madridi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat