Shehi shpreson, Deliu ndoshta në pankinë

Futboll

Shehi shpreson, Deliu ndoshta në pankinë

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 12:10
Shehi

Tirana është gati për sfidën me Erzenin me të vetmin lojtar me problem fizike Ardit Deliun.

Mesfushori vuan nga lodhja muskulare në aduktorë të pësuar në ndeshjen në transfertë me Kukësin. E në fakt, që nga e marta Deliu nuk është stërvitur  dhe ka qendruar pushim, sipas këshillave të stafit mjekësor.

Situata megjithatë duket e përmirësuar dhe pavarësisht se në seancën e fundit stërvitore mesfushori ka punuar i diferencuar, janë rritur shpresat e Shehit për ta patur të paktën në pankinë për ndeshjen kundër Erzenit. Lushkja, Hila, Jonuzi, por edhe Qefalia kanë treguar se japin garanci e megjithatë fakti që Shehi kërkon me cdo kusht ta ketë me vete lojtarin, tregon sa thelbësor është ai në mekanizmat e bardhebluve.

Tekniku në fakt ka treguar se preferon të ketë sa më shumë alternativa, një gjë krejtësisht normale për kë synon të arrijë gjithnjë rezultatin.

Rasti i fundit është pagesa e bërë për të konvertuar dënimin e mbetur të kapitenit Najdovski, pikërisht para ndeshjes në Kukës Arena, edhe pse Shehi e hodhi në fushë vetëm në fundin e takimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat