Muçi i jep leksion Aston Villas, hero në fitoren e Legias

Futboll

Muçi i jep leksion Aston Villas, hero në fitoren e Legias

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 21:46
Muçi

Skuadra e Legia Warsawa e ka befasuar Aston Villan në rikthimin e kësaj të fundit në garat evropiane, duke qenë në epërsi tre herë gjatë ndeshjes ku korri fitore në ndeshjen hapëse të grupit të sezonit të ri të Ligës së Konferencës.

Legia e mposhti Aston Villan sot si vendase me rezultat 3:2, ku heroi i polakëve ishte ylli shqiptar, Ernest Muçi, raporton KosovaPress.

Muçi shënoi dy gola tejet të bukur.

Fillimisht në minutën e 26’ për ta kaluar Legian në epërsi prej 2:1, e më pas në minutën e 51’ për ta shënuar golin e fitores së skuadrës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat