Gecaj e Avdullari: E merituam, jemi të fortë dhe plot cilësi

Futboll

Gecaj e Avdullari: E merituam, jemi të fortë dhe plot cilësi

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 12:48
Shqipëria U17 

Shqipëria U17 mori fitoren e dytë ndaj Maltës pasditen e djeshme në ndeshjen e zhvilluar në ‘Shtëpinë e Futbollit’. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ardi Behari, fituan me shifrat 2-1, teksa të dy golat u realizuan nga Oresti Rifa.

Një paraqitje mjaft pozitive e djemve kuqezi, të cilët ia dolën të marrin dy fitore radhazi në po kaq ndeshje të luajtura (18 dhe 20 shtator).

Dy titullarët e skuadrës kuqezi, Kris Gecaj dhe Davide Avdullari rrëfyen emocionet pas fitores së dytë dje ndaj Maltës. Ata u shprehën shumë të kënaqur për paraqitjen që bënë si skuadër.

Gecaj, i cili luan në pozicionin e mbrojtësit me të rinjtë e Juventusit, nënvizoi për fshf.org se kjo fitore ka shumë rëndësi për skuadrën. Pasi rrit moralin e ekipit.

“Më është dukur shumë mirë skuadra. Jam shumë i kënaqur për fitoren që bëmë sot. Skuadra ka shumë cilësi. Jemi përgatitur shumë mirë këtë javë dhe për Europianin që kemi në nëntor. 

Si ndihem sot? Shumë mirë, kemi fituar. Kanë rëndësi këto fitore sepse na japin kurajo për të luajtur. Dua të vazhdoj të luaj, do stërvitem shumë që të luaj prapë me Kombëtaren”, tha Kris Gecaj.

Edhe Davide Avdullari nënvizoi se Kombëtarja fitoi me meritë dje, ndërsa shpalosi edhe objektivat e së ardhmes.

“Kemi luajtur shumë mirë në këto dy ndeshje. Bëmë dy gola në ndeshjen ndaj Maltës dhe pas dy golave e ulëm pak ritmin. Në pjesën e dytë kemi luajtur mirë dhe kemi fituar me meritë. Jemi një grup shumë i fortë dhe kemi dëshirë për të fituar.

Stafi është shumë i mirë, na ndihmon për gjëra që nuk i dimë. Kemi shumë punë përpara për t’u kualifikuar në Europian. Objektivi im është të luaj për ekipin e parë të Veronës dhe me ekipin A të Shqipërisë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat