Shovenistët serbë po i tmerrojnë shikuesit në stadiumet evropiane

Futboll

Shovenistët serbë po i tmerrojnë shikuesit në stadiumet evropiane

Nga: Fehmi Sylejmani Më: 20 shtator 2023 Në ora: 21:42
Fehmi Sylejmani

Mbase për dikë mund të jenë apo të quhen skandale, brohoritjet dhe pankartat me mesazhe poltike nga tifozeria e klubeve serbe nëpër stadiume evropiane, por për ata që e që e njohin dhe e kanë përjetuar poltikën serbe nuk është rastësi dhe as çudi, për shkak të vazhdimësisë së politikave të errëta shoveniste serbe.

Për më tepër,  këta tifo grupe serbe vetëm se po zbatojnë teorinë dhe politikën nacionaliste reaksionare të shovinizmit, që urren e përbuz popujt e tjerë dhe përpiqet t'i shtypë ata. 

Në ndeshjen e mbrëmshme Manchester City - Cërvena Zvezda, tifozët nacionalistë të klubit nga Beogradi “Delia” para ndeshjes e shfaqën hapur dhe  botërisht shovenzimin e tyre në gjak.  

Mesazhet politike ishin edhe një herë pjesë e pandashme e “brohoritjes” së tyre “Kosova Serbi”. Aq më keq nuk respektuan as një minutë heshtje për viktimat në Marok dhe Libi pas tërmeteve dhe përmbytjeve katastrofike.

Përderisa në ekran shfaqej një mesazh në anglisht, ku shkruhej: “Marok dhe Libi, ne jemi me ju”, tifozët e Zvezdës e panë arsyen e minutës së heshtjes, por nuk e respektuan fare. Ata e nisën fillimisht me fishkëllima të ashpra që tmerruan të gjithë në Etihad dhe më pas u dëgjuan brohoritja të ulëta banale dhe tejet ofenduese, e cila shkaktoi revoltën edhe te tifozët vendas.

Nuk është ky rast i vetëm, por të tilla kohëve të fundit shpesh po përsëriten, andaj është mirë që Federata e Futbollit të Kosovës, por edhe ajo e Shqipërisë, të jenë vigjilente, dhe sakaq, të ngritin zërin dhe t’i drejtohen organeve gjegjëse të futboolit evropian.

Autori është ish gazetar profesionist i sportit, tani opinionist

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat