Polonia zgjedh trajnerin e ri

Futboll

Polonia zgjedh trajnerin e ri

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 11:38
Michal Probierz,dhe pamje nga ndeshja Shqipëria - Polonia

Humbja 2-0 në “Air Albania” kundër kuqezinjve të Sylvinhos, i kushtoi shtrenjtë portugezit Fernando Santos, i cili u shkarkua nga posti i trajnerit të Polonisë.

Një nga skuadrat rivale të Shqipërisë në objektivin Gjermania Euro 2024. Drejtuesit e futbollit polak kanë zgjedhur sot teknikun e ri të Kombëtares.

Ai është Michal Probierz, 50-vjeçari që ka punuar me skuadra të ndryshme në Poloni. Teksa ka provuar të drejtojë edhe Arisin e Selanikut në Greqi, ndërkohë që mbante postin e Polonisë U21.

Probierz cilësohet si Pep Guardiola i Polonisë, falë stilit dhe futbollit ofensiv dhe dominues që tenton të aplikojë në skuadrat e tij.

Objektivi i tij është kualifikimi i Kombëtares në Europianin e verës së ardhshme dhe rinovimi me lojtarë të rinj.

Shumë prej tyre nga Polonia U21, me brezin e Lewandowskit me shokë që ka ardhur drejt fundit.

Probierz do të debutojë në pankinën e rivalëve të Shqipërisë në muajin tetor. Në dy përballjet e grupit E kundër Ishujve Faroe në transfertë dhe Moldavisë në Varshavë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat