Arbnor Muja titullar, Barcelona bindshëm, Manchester City shemb Cërvena Zvezdën! PSG fiton

Futboll

Arbnor Muja titullar, Barcelona bindshëm, Manchester City shemb Cërvena Zvezdën! PSG fiton

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 19 shtator 2023 Në ora: 20:51 Përditësuar në ora: 22:52 më 19.09.2023
Pamje nga ndeshja Barcelona - Antwerp

Cityt ashtu si i ka hije, Lazio barazon në fund

Barcelona pa ndonjë mund të madh ka shënuar fitore me rezultat 5:0 ndaj Antwerp-it.

Skuadra belge ishte kafshatë e lehtë për kampionin spanjoll, në takimin e parë të Grupit H të Champions League.

Në minutën e 11-të, Barcelona në epërsi falë golit të Joao Felix.

Grupi E

Lazio - Atletico Madrid 1:1 (0:1)
Feyenoord - Celtic 2:0 (1::0)

Grupi F

PSG - Dortmundi 2:0 (0:0)
Milan – Newcastle 0:0 (0:0)

Grupi G
Young Boys – Leipzig 1:3 (1:1)
Manchester City - Cërvena Zvezda 3:1 (0:1)

Grupi H

Barcelona - Antwerp 5:0 (3:0)
Shakhtar - Porto 1:3 (1:3)

Futbollisti Joao Felix është i rilindur të Barcelona, asiston dhe Lewandowski nga afërsia realizoi për 2:0 në minutën e 19-të. 

Pas tre minutave (22’) Bataille shënon autogol.3:0.

Gavi në minutën e 54-të dhe Joao Felix në atë të 66-tën shënojnë  për 5:0.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Arbnor Muja, u paraqit titullar për Antwerp-en por të pafuqishëm ndaj Barcelonës vendase.

Muja u zëvendësua në minutën e 83-të. 

Manchester City shemb Cërvena Zvezdën e Beogradit, duke e gjunjëzuar me rezultat 3:1.

City është mëkat që nuk ka fituar me 6 - 7 gola dallim duke u bazuar në rastet që ka pasur në këtë mbrëmje.  

Në minutën e 25-të, Haaland godet me kokë nga pesë metra por traversa ia mohoi golin.

Në minutën e 45+2' mysafirët kalojnë në epërsi me golin e Bukarit.

Pjesa e dytë përplot shkëlqim e kampionit evropian.  

Julian Alvarez në minutën e 47-të ka barazuar rezultatin.

Manchester City i jep flakaresh Cërvena Zvezdës në minutën e 60-të, Alvarez nga gjuajtja e lirë si anash, nga rreth 18 metra shënon në këndin e epërm të majtë, 2:1.  
Rodri në minutën e 73-të realizon për 3:1.

PSG e ka mposhtur me rezultat 2:0 Dortmundin.

Golat i realizuan Mbappe (49’ – nga penalltia) e Hakimi (68’).

Porto ka fituar në Hamburg me 3:1 ndaj Shakhtar Donesky-t. 

Për Porton shënuan Galeno (8’ e 15’), Taremi (29’) dhe për Shakhtarin realizoi Kelsy (13’).

Atletico ka barazuar 1:1 në Romë  ndaj Lazios.

Autor i golit është Barrios (29’) duke kaluar në epërsi skuadrën nga Madridi .

Në minutën e 90+5, portieri Provedel me kokë ka barazuar rezultatin 1:1. 

Feyenoord e ka mposhtur me rezultat 2:0 Celtic-un.

Golat i realizuan Stengs (45+2’) e Jahanbakhsh (76’).

Celtic mbetet pa dy lojtarë, Lagerbielke në minutën e 65-të u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve dhe Holm direkt me karton të kuq në minutën e 68-të.

Manchester City tregon fuqinë e kampionit të Evropës

(E plotësuar) -  83' Arbnor Muja është zëvendësuar në minutën e 83-të.

76' Jahanbakhsh shënon për 2:0 për Celtic-un.

73' Rodi thellon epërsinë e Cityt me 3:1.

Grupi E

Lazio - Atletico Madrid 0:1 (0:1)
Feyenoord - Celtic 2:0 (1::0)

Grupi F

PSG - Dortmundi 2:0 (0:0)
Milan – Newcastle 0:0 (0:0)

Grupi G
Young Boys – Leipzig 1:3 (1:1)
Manchester City - Cërvena Zvezda 3:1 (0:1)

Grupi H

Barcelona - Antwerp 5:0 (3:0)
Shakhtar - Porto 1:3 (1:3)

66' Joao Felix shënon, 5:0 për Barcelonën.

65' Igor Paixao humb penalltin për Feyenoordin.

64' City po ka raste por i pafat.

60' Manchester City i jep flakaresh Cërvena Zvezdës. Alvarez nga gjuajtja e lirë si anash, nga rreth 18 metra shënon në këndin e epërm të majtë, 2:1.  

58' Achraf Hakimi shton epërsinë e PSG-së, 2:0

54' Gavi thellon eprërsinë në 4:0 të Barcelonës>48' Mbappe realizon nga penalltia, 1:0 për PSG-në.

47' City barazon rezultatin. Julian Alvarez ka barazuar rezultatin.

 Përfundojnë pjesët e para.

45+2' Feyenord në epërsi me golin e Stengs.

45+2' City po zhgënjen, mysafirët në epërsi me golin e Bukarit.

45' Arbnor Muja po paraqitet me sukses në petkun e Antwerpen.

43' Ndeshjet po shkojnë drejt fundit të pjesës së parë.

40' Manchester City po çudit, ende nuk i ka shënuar Cërvena Zvezdës. Duhet theksuar se në minutën e 25-të, Haaland godet me kokë nga pesë metra por traversa ia mohoi golin..

37' Barcelona po kërkon edhe golin e katërt.36' Gavi ndëshkohet me kartob të verdhë.

33' Nuk lka gola në Paris dhe në Manchester.

29' Taremi thellon epërsinë në 1:3 për Porton.

29' Barrios shënon për Atleticon. 

25' Vetëm në Grupin H ka gola.22' Barcelona po e demolon Antwerp, 3:0. Bataille shënon autogol.

20' PSG - Dortmund 0:0.

19'Joao Felix është i rilindur të Barcelona, asiston dhe Lewandowski nga afërsia realizoi për 2:0. 

15' Galeno sërish shënon dhe 1:2 për Porton.

13' Kelsy shënon për Shakhtarin dhe barazojnë rezultatin me Porton.  

11' Barcelona në epërsi falë golit të Joao Felix.8' Porto avancon me golin e Galenos.

5' Barcelona po dominon ndaj skuadrës belge.

3' Nuk ka gola në ndeshjet që kanë filluar në orën 21.00.

1' Fillojnë ndeshjet.

Manchester City synon fitore sa më të thelë në hapje të fazës së grupeve në Champions League. City si vendas është favorit absolut ndaj Cërvena Zvezdës së Beogradit.

Ndeshje e fortë pritet e dhe mes Lazios dhe Atletico Madridit e PSG e Dortmundit.

Barcelona luan ndaj Antwerp të Arbnor Mujës.

Hysaj nuk preferohet nga minuta e parë

Do të startojnë në orën 21:00, dy duelet e vlefshme për Grupin E të Ligës së Kampioneve.

Padyshim që vëmendja më e madhe do të jetë në duelin mes Lacios dhe Atletiko Madridit që do të zhvillohet në “Olimpico”.

Një duel që pritet të jetë tepër i luftuar, me të dyja skuadrat, që do të kërkojnë fitoren, për ta nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, këtë edicion të ri të Champions-it.  

Duel tepër interesant pritet të jetë dhe ai mes Fejnordit dhe Sëlltik, me holandezët që vijnë si favoritë në letër.  

Për sa i përket formacioneve zyrtare, vlen të theksohet fakti se mbrojtësi i Kombëtares, Hysaj, nuk është preferuar nga minuta e parë në sfidën ndaj Atletikos..

Leipzig kthehet me tre pikë

Leipzig kthehet me tre pikë nga Bernë.

Skuadra gjermane ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj asaj zvicerane, në hapje të Grupit G të Champions League në futboll.

Për Leipzig shënuan Simakan (3'), Schlager(74') e Sesko (90+2’) dhe për Young Boys shënoi Elia (33’).

Young Boys është në Grupin G me Leipzigun, Manchester Cityn dhe Cërvena Zvezdën.

Milani zhgënjen në duel me Newcastlen

Newcastle ka zhgënjyer në hapje të fazës së Grupeve në Champions League,

Shtatë herë kampioni u Evropës ka luajtur baras (0:0) me Newcastlen.

Milani pati mundësi të mira por mysafirët ishin me fat dhe i shpëtuan humbjes në “San Siro”. 

Skuadra angleze importi një pikë të madhe nga “San Siro”.

Milani është në Grupin F me PSG-n, Newcastle-n dhe Dortmundin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat