Derbi të premten

Futboll

Derbi të premten

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

FSHF ka vendosur që në këtë periudhë të sezonit të bëjë një ngjeshje të ndeshjeve të skuadrave për të rikuperuar shtyrjen e javës së parë të kampionatit të Superiores. Kësisoj, kampionati do të kthehet përsëri pas vetëm tre ditësh, me ndeshje shumë të rëndësishme.

Dy sfidat e para luhen të premten, me Tiranën e cila pret Erzenin në drekë, ndërsa më pas në darkë luhet derbi me Dinamos dhe Partizanit, edhe ky në Elbasan ku blutë janë “pritës”.

Ndeshjet më pas vazhdojnë të shtunën me tre sifda të përcaktuara në orare të ndryshme pasi nisin me Egnatia-Laçi, për të vazhduar më pas me Skënderbeu-Kukësi dhe në fund Vllaznia-Teuta.

JAVA 5

E premte, 22.09.2023

Tirana – Erzeni 15:00

Dinamo – Partizani 18:00

E shtunë, 23.09.2023

Egnatia – Laçi 15:00

Skënderbeu – Kukësi 18:00

Vllaznia – Teuta 20:15

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat