Fiorentina përmbys Atalantën

Futboll

Fiorentina përmbys Atalantën

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 19:04
Fiorentina

Spektakël, emocione dhe gola në pjesën e parë të Fiorentina-Atalanta, ndeshje që po transmetohet live në SuperSport 3. Skuadra begamaske kaloi në avantazh në minutën e 20’.

Holandezi Teun Koopmeiners goditi menjëherë topin e marrë nga De Roon, dhe i dhuroi kryesimin Atalantës (Berat Gjimshiti në stol).

Por, vendasit reaguan dhe ia dolën të përmbysnin rezultatin në minutat e mbetura. Jack Bonaventura barazoi shifrat në minutën e 35’, ndërkohë që avantazhi i skuadrës nga Firence erdhi në minutat shtesë.

Krosim i Duncan nga e majta dhe finalizim shumë i bukur me kokë i qendërmbrojtësit Lucas Martinez Quarta.

Argjentinasi ndezi festën e tifozëve të pranishëm në “Artemio Franchi”, me Fiorentinën që është afër sigurimit të një fitoreje tepër të rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat