Brohoritje e duartrokitje në Zagreb për shqiptarin

Futboll

Brohoritje e duartrokitje në Zagreb për shqiptarin

Nga: K.G. Më: 16 shtator 2023 Në ora: 23:17
Arijan Ademi

Dinamo e Zagrebit e ka mundur me rezultat 3:0 skuadrën e Slaven Belupos, në javën e tetë të kampionatit kroat.

Futbollisti Arijan Ademi rikthehet në fanellën e Dinamos, pasi që një kohë ka luajtur për Pekin Guoan të Kinës.

Ai futet në lojë në minutën e 84-të dhe u duartrokit e u brohorit nga shikuesit në “Maksimir” për rikthimin e tij, duke treguar besnikërinë ndaj klubit ku kaloi pothuajse të gjithë karrierën e tij.

Dinamo është në vend të tretë me 13 pikë dhe ka dy me pak se lideri Hajduku i Splitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat