Konfirmohet interesimi i ish-klubit për rikthimin e Modriçit

Futboll

Konfirmohet interesimi i ish-klubit për rikthimin e Modriçit

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 14:46
Modriç

Pavarësisht interesimit nga Arabia Saudite, Luka Modriç nënshkroi një kontratë të re me Real Madridin në fillim të verës, të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

Për yllin kroat do të jetë sezoni i 12-të që do ta kalojë në “Santiago Bernabeu”, transmeton Gazeta Express.

Duke marrë parasysh se ai mund të largohet si futbollist i lirë verën e ardhshme, Modric mund të negociojë për një para-kontratë me një klub tjetër që prej janarit.

Dhe është ish-klubi i tij, Dinamo Zagreb, që po synon të rikthejë 38-vjeçarin për të mbyllur karrierën aty ku e nisi.

Në një intervistë për “Index”, presidentja e klubit të Dinamos, Vlatka Peras, e bëri të qartë se dëshiron të rikthejë Modriçin në klub verën e ardhshme.

“Ai është në vitin e fundit të kontratës së tij, do ta telefonojë në dimër. Nuk mund të them se jam në kontakt të vazhdueshëm me të, por njoh anëtarë të familjes së tij.

Për të do të kishte kuptim të rikthehet në Dinamo në fund të karrierës së tij. Pa dyshim, Dinamo do të bëjë të pamundurën për ta bërë këtë.

Tani do të shohim nëse kjo do të jetë e mjaftueshme”, deklaroi Peras.

Luka Modric ishte larguar nga Dinamo Zagrebi në vitin 2008 për t’u transferuar te Tottenham Hotspur, aty ku qëndroi për katër vjet dhe më iu bashkua Real Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat