Juventusi ndeshet me Lazion

Futboll

Juventusi ndeshet me Lazion

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 14:03
Foto ilustrim

Juventusi do të presë në orën 15:00, në “Allianz Stadium” Lacion, në ndeshjen e vlefshme për javën e 4-të të Seria A. Ja statistikat e përballjeve mes tyre:

-Juventusi ka humbur ndeshjen e fundit të Serisë A kundër Lacios 0-2, në 8 prill 2023, pasi kishte arritur 4 fitore dhe 2 barazime në 6 sfidat e mëparshme. Bardhezinjtë nuk pësojnë dy humbje radhazi kundër Lacios, që nga periudha mars-nëntor 2001.

– Juventusi është skuadra kundër të cilës Lacio ka humbur më shumë ndeshje në Serinë A. 85 disfata për bardhekaltrit, të paktën 15 më shumë sesa kundrejt çdo skuadre tjetër. Bilanci kompletohet nga 35 fitore kryeqytetase dhe 38 barazime.

– Nga inaugurimi i stadiumit të ri në vitin 2011, Juventusi e ka mundur 9 herë Lacion në shtëpi, në Serinë A (plus 2 barazime dhe 1 humbje).

Gjatë kësaj periudhe, Juventusi ka fituar më shumë vetëm ndaj Romës (10), Udinezes (11) dhe Fiorentinës(11).

– Juventusi ka filluar kampionatin duke pësuar vetëm 1 gol në 3 ndeshjet e parë dhe mund të mbajë të paprekur portën për 3 takime brenda 4 ndeshjeve të para, për sezonin e dytë me radhë.

– Juventusi nuk ka arritur që të fitojë në dy ndeshjet e fundit në shtëpi, 1 barazim dhe 1 humbje. Që nga shtatori 2011, kur”Allianz Stadium” është ndërtuar, vetëm një herë ka ndodhur që “Zonjës së Vjetër” t’i mungojë suksesi për tri takime radhazi. Kjo, mes periudhës gusht shtator 2015.

– Lacio e ka nisur këtë kampionat me 2 humbje dhe 1 fitore. Bardhezinjtë mund të humbinndeshjen e tretë në katër të parat e sezonit për të dytë herë në historinë e tri pikëve, pas sezonit 2014-2015.

– Pasi ka mbajtur portën e paprekur në 7 nga 9 transfertat e fundit, Lacio ka pësuar gol në dy të parat e këtij kampionat. Bardhekaltrit nuk pësojnë gol në tre transferta radhazi që nga maji i vitit 2022 (katër në atërast dhe sërish ia shkaktonte Juventusi).

– Federiko Kieza ka qenë protagonist në 6 gola, në 8 ndeshjet e fundit të Serisë A (4 gola dhe 2 asiste, aq sa ka qenë protagonist në 26 sfidat e mëparshme. Kjo tregon se Kieza është rikthyer në nivelet e tij reale. Madje, në këto tri ndeshjetë para ka shënuar edhe 2 gola, po aq sa realizoi në 21 ndeshjet e mëparshme.

Duke llogaritur nga janari 2022 e deri më sot, serbi është ai që ka gabuar më shumë penallti në kampionatin italian.

– Luis Alberto është një nga dy mesfushorët që së bashku me Xhakomo Bonaventurën e Fiorentinës ka shënuar të paktën një gol dhe ka ofruar njëkohësisht një asist në secilën prej 8 sezoneve të fundit të Serisë A. Gjithsesi, fantazistit të Lacios i mungonte një gol në kampionatin italian, pikërisht përballë Juventusit, pas 11 ndeshjeve të luajtura kundër tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat