Duka i bashkohet UEFA-s e yjeve e futbollit në ndeshjen e bamirësisë për viktimat e përmbytjeve në Slloveni

Futboll

Duka i bashkohet UEFA-s e yjeve e futbollit në ndeshjen e bamirësisë për viktimat e përmbytjeve në Slloveni

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 12:15
Pamje nga një ndeshje

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka marrë pjesë në iniciativën e ndërmarrë nga Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, i cili ka organizuar një ndeshje futbolli bamirësie me yjet e futbollit për të ndihmuar viktimat e përmbytjet katastrofike që goditën Slloveninë disa javë më parë e që sollën dëme të mëdha materiale.

Ndeshja e futbollit u zhvillua në Lubjanë mbrëmë, më 15 shtator, në stadiumin Stozhice (ora 20:00) dhe të gjitha të ardhurat e mbledhura nga sponsorizimet, shitja e biletave dhe donacionet vullnetare individuale shkojnë për fondacionin bamirës “PREPROSTO BLIZU”, që u themelua dhe drejtohet nga “RADIO 1”, stacioni radiofonik më i madh në Slloveni.

Fondacioni do të shpërndajë fondet për ata që kanë më shumë nevojë në këtë moment të vështirë. Shumë yje të futbollit botëror, duke përfshirë edhe fitues të shumtë të Kupës së Botës dhe Champions League pranuan me kënaqësi ftesën e Presidentit Ceferin për t’u bërë pjesë e kësaj iniciative.

Gianluigi Buffon, Andrej Shevchenko, Paolo Maldini, Luis Figo, Zvonimir Boban, Javier Zanetti, Eric Abidal, Predrag Mijatovi?, Vladimir Šmicer, Nemanja Vidi?, David James, Giorgos Karagounis, Mario Mandzuki?, Mikael Silvestre apo edhe shumë ish-futbollistë të tjerë të famshëm luajtën këtë herë “për Slloveninë”.

Edhe Federata Shqiptare e Futbollit ka dhënë kontributin e saj përmes një donacioni financiar për t’iu gjendur sadopak pranë viktimave të përmbytjeve dhe Sllovenisë së goditur nga kjo fatkeqësi natyrore.

Gjithashtu, ndeshja ka pasur një mbulim shumë të madh televiziv vendor dhe ndërkombëtar, duke u transmetuar drejtpërdrejtë në 27 vende të ndryshme në mbarë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat